Australi, zbulohen 2.7 ton kokainë në bunkerë nëntokësorë në Sidnein perëndimor, vlera shkon deri në 500 mln euro

Në Sidnein perëndimor, policia australiane ka konfiskuar 2.7 ton kokainë, në atë që po cilësohet si kapja më e madhe e këtij lloji e realizuar ndonjëherë në historinë e Australisë. Zbulimi u bë pas një bastisjeje në një sistem bunkerësh nëntokësorë të ndërtuar në një pronë në Londonderry.

Sasia e drogës, me një vlerë të përllogaritur rreth 816 milionë dollarë australianë, ose afërsisht 500 milionë euro, ishte fshehur në hapësira të posaçme nën dysheme të rreme brenda tre kontejnerëve të transportit.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje u vunë në pranga dy persona, 21 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se u përpoqën t’u largoheshin forcave të policisë. Ata janë akuzuar për posedim dhe importim të një sasie komerciale të një droge të ndaluar dhe rrezikojnë dënim deri me burgim të përjetshëm.

Policia federale australiane bëri të ditur se kjo ndërhyrje lidhet me një hetim më të gjerë, të identifikuar si “Operacioni Minjiang”, i cili kishte nisur në maj. Hetimi u hap pasi pranë një rampe varkash në Midge Point, në Queenslandin Verior, u zbuluan 40 kilogramë kokainë që notonin në ujë.

Nga hetimet janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë në Queensland dhe New South Wales. Po ashtu, autoritetet kanë ndaluar edhe një anije të dyshuar transporti në Ishujt Solomon.

Sipas autoriteteve, ekziston dyshimi se kokaina është futur kontrabandë në Australi përmes një rrjeti kriminal ndërkombëtar të organizuar. Policia thekson se ky operacion nxjerr në pah përmasat dhe nivelin e sofistikimit të rrjeteve të trafikut të drogës që kanë në shënjestër tregun australian.


Shtuar 22.06.2026 09:18

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis