MPB: Shtatë të arrestuar brenda 24 orëve në disa lokacione për posedim të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit, policia në disa lokacione të ndryshme në vend ka privuar nga liria shtatë persona, pasi te ta janë gjetur lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të MPB-së, dje në orën 10:30, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan F.S. (21) nga Shkupi, pasi te ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

Të lidhura

None found

Po dje, në orën 12:20, në zonën e Karposhit në Shkup, policia nga SPB Shkup e ndaloi M.R. (23) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një substancë pluhurore.

Në një rast tjetër, mbrëmë në orën 19:40 në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.R. (29) nga Shkupi, pasi te ai ishte gjetur dhe marrë marihuanë.

Sot në mëngjes, në orën 03:00, në zonën e Qendrës së Shkupit, policia nga SPB Shkup arrestoi A.Ç. (22) nga Shkupi, pasi te ai u gjet dhe u sekuestrua një substancë e ngurtë e bardhë.

Më 20.06.2025, në orën 23:50, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.A. (25) nga Shkupi, pasi te ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Po ashtu, sot në mëngjes në orën 00:45, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup arrestuan E.O. (22) nga Shkupi, pasi te ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

Në rastin e shtatë, më 20.06.2026 në orën 17:30, në fsh. Pallçisht, në rrethinën e Gostivarit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Kamjan e privuan nga liria L.S. (21) nga fsh. Pallçisht i Poshtëm. Sipas njoftimit, pasi i ka vërejtur policët, ai ka hedhur një paketim me marihuanë, i cili më pas është gjetur dhe sekuestruar.

MPB thekson se pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve, ndaj personave të ndaluar do të dorëzohen parashtresat përkatëse.


Shtuar 21.06.2026 17:20

matbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetpadişahbetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis