Akademia Policore, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u bën thirrje të rinjve të interesuar që të aplikojnë për regjistrim në Shkollën e Mesme Policore dhe t’i bashkohen strukturës që kujdeset për sigurinë e qytetarëve.
Publikimi zyrtar i thirrjes për regjistrim do të bëhet pas 1 korrikut 2026, ndërsa dokumentet e nevojshme kandidatët do t’i dorëzojnë në Sektorët për Punë të Brendshme (SPB) në të gjithë vendin.
Të lidhura
None found
Të drejtën për të aplikuar e kanë shtetasit e Maqedonisë që e kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm, që në ditën e aplikimit nuk janë më të vjetër se 18 vjeç dhe që kanë gjendje të mirë shëndetësore dhe psikofizike.
