Me rastin e 75-vjetorit të dorëzimit të Porsche-s së parë në Mbretërinë e Bashkuar, prodhuesi gjerman ka krijuar një edicion të posaçëm të modelit të njohur 911.
Modeli i ri, Porsche 911 GT3 Earls Court 51 Edition, do të prezantohet për publikun në pistën e madhe Silverstone më 20 dhe 21 qershor.
Të lidhura
None found
Në këtë pistë legjendare të garave do të zhvillohet eventi “Icons of Porsche, Sunstede Silverstone Edition”, ku GT3 i ri do të ekspozohet përkrah një 356 coupe të vitit 1951.
Zhvillimi i kësaj veture është realizuar nga Porsche Cars Great Britain, në bashkëpunim me ekipin Porsche Exclusive Manufaktur në Stuttgart, Gjermani.
Ky edicion do të prodhohet në vetëm 51 ekzemplarë, ndërsa çmimi i tij është 294,200 euro.
