Berisha: Sot po vërshojnë qytetarët nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, protesta, shpëtimtare për Shqipërinë

Ditën e sotme, kreu i demokratëve, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësin e tij online ka deklaruar se protestat e sotme do të ketë një pjesëmarrje të paprecedent, për shkak të ardhjes dhe të mijëra shqiptarëve nga diaspora.

Berisha tha se PD po e ndjek me vëmendje këtë zhvillim dhe këtë protestë, të cilën e quajti si ‘shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”. “Ka një vërshim të jashtëzakonshëm, të paparë dhe të paprecedent drejt Tiranës.

Të lidhura

None found

Zoti i bekoftë të gjithë ata që lënë çdo gjë dhe vërshojnë sot nga të katër anët e dheut dhe të katër anët e Shqipërisë, të gjithë shqiptarët kudo që janë, drejt Tiranës dhe kësaj proteste shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Natyrisht, ne e ndjekim me shumë vëmendje. Partia Demokratike ka të gjithë vizionin, të gjithë potencialet, dhe po bën çdo përpjekje dhe do bëjë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Dhe do jenë vota e lirë e shqiptarëve që do përcaktojë qeverinë e ardhshme të këtij vendi”, shprehet Berisha..

THIRRJET KUNDRA TIJ

Më tej Berisha komentoi dhe thirrjet gjatë protestës të cilat kërkojnë burgosjen e tij.

Kreu i PD tha se kjo thirrje gjatë tubimeve ka një promotor dhe ai është Taulant Balla. “Unë dhashë një shpjegim, kjo është thjesht një thirrje e atyre që nuk u bënë dot opozitë për shkak të lidhjeve me qeverinë dhe bëjnë opozitën e opozitës.

Për të mos thënë tjetrën, që dy ditë më parë, Taulant Balla Yaris deklaroi se ai është promotori i kësaj thirrje.

Unë, natyrisht nuk impresionohem nga një thirrje e tillë, as nga përpjekja për të mbrojtur Edi Ramën duke përdorur emrin e Sali Berishës.

Këto janë gjëra krejtësisht të parëndësishme në raport me gjigantin, me uraganin rinor qytetar.

Dhe qëndrimi im ka qenë ndaj të gjithë demokratëve, që kurrë degëzat, gjethet nuk duhet të na pengojnë të shohim trungun madhështor të kësaj proteste”, tha ai.


Shtuar 20.06.2026 13:28

grandpashabetgrandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibomjojobetholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabetjojobetgrandpashabet giriş