Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi para mediave se pret që rikonstruimi i Qeverisë të formalizohet deri në përfundim të këtij muaji, ndërsa theksoi se emrat e rinj duhet të dorëzohen në Kuvend jo më vonë se 1 korriku.
Ai u ndal edhe te takimi i zhvilluar dje me dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Mexhitin dhe Kasamin, për të cilin tha se është mbajtur në një frymë të mirë. Sipas tij, në takim është biseduar edhe për ndryshimin e disa resorëve, megjithëse nuk dha më shumë hollësi.
Të lidhura
None found
Mickoski njoftoi po ashtu se gjatë ditës së sotme do t’i vazhdojë konsultimet me ZNAM-in, partnerin tjetër në koalicionin qeverisës.
Më tej, kryeministri u shpreh se eshalloni i parë do të përmbyllet shumë shpejt.
