Këtë të shtunë, prej orës 10 kryesocialisti Edi Rama, është duke drejtuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku po marrin pjesë edhe të gjithë ministrat. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërkohë pritet që fjala e Ramës të transmetohet më vonë.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që po e ndjek këtë mbledhje, bën me dije se fokusi është vendosur tek situata e protestave me të cilat po përballet shumica e qeverisëse socialiste.
Të lidhura
None found
Deri më tani, citojnë burime nga kjo mbledhje se po ndodh një diskutim i thelluar dhe Rama bashkë me ministrat dhe deputetët po ballafaqojnë mendimet dhe leximet e situatës aktuale në një kohë kur protesta po mbyll sot javën e tretë të saj./Top Channel
