Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në Forumin Ministror të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë Kreative, që u mbajt në Mal të Zi, ku paraqiti të arriturat e Kosovës dhe planet e saj në këtë fushë.
Ajo u shpreh se ishte kënaqësi të prezantonte punën e bërë dhe përparimin e Kosovës në sektorin e ekonomisë kreative, duke vënë theksin te strategjia për industrinë kreative dhe te planet institucionale për zhvillimin e mëtejshëm të saj.
Të lidhura
None found
Sipas Bogujevcit, ekonomia kreative është një mundësi e rëndësishme për të rinjtë, për inovacionin, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ajo nënvizoi se institucionet janë duke punuar për forcimin e këtij sektori përmes mbështetjes për artistët, festivalet dhe zbatimit të Strategjisë së Ekonomisë Kreative, me synimin që potenciali krijues i Kosovës të kthehet në një shtytës të rëndësishëm të zhvillimit dhe të promovimit të vendit në arenën ndërkombëtare.
