Kupa e Botës 2026 po tregon sërish se brenda një kohe shumë të shkurtër mund të nxjerrë në skenë emra të rinj globalë dhe t’ua ndryshojë krejtësisht jetën.
Rasti më i fundit, dhe ndoshta më i veçanti, është ai i portierit me përvojë të kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, i cili është kthyer në një sensacion të vërtetë në mbarë botën.
Të lidhura
None found
Pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme ndaj Spanjës, ku realizoi pritje mbresëlënëse kundër një rivali shumë të fortë, llogaria e tij në rrjetet sociale njohu një rritje të papritur dhe të jashtëzakonshme.
Sipas faqes së njohur të futbollit Football Tweet, përpara nisjes së Kupës së Botës, Vozinha ishte thuajse i panjohur për publikun jashtë Afrikës dhe në Instagram numëronte vetëm 50,000 ndjekës.
Por efekti i Kupës së Botës u ndje menjëherë. Pas ndeshjes më të mirë të karrierës së tij kundër spanjollëve, numri i ndjekësve të portierit u ngjit në shifrën marramendëse prej 14 milionësh.
“Ndikimi i Kupës së Botës është absolutisht i pabesueshëm. Vozinha kishte 50,000 ndjekës para turneut dhe tani ai pothuajse e ka tejkaluar Manuel Neuer, një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, thuhej në postimin që bëri xhiron e planetit.
Përmasat e këtij fenomeni kuptohen më qartë kur shihet krahasimi me emrat më të mëdhenj të futbollit.
Manuel Neuer, portieri legjendar i Gjermanisë dhe figurë ikonike e Bayernit, ka aktualisht 14.7 milionë ndjekës në Instagram.
Ndërkohë, Vozinha me 14 milionë ndjekës është shumë pranë tij dhe, nëse kombëtarja e tij vijon me paraqitje të mira, nuk përjashtohet që shumë shpejt portieri i Kepit të Gjelbër të ketë më shumë mbështetës në rrjetet sociale sesa një nga gardianët më të mëdhenj në histori.
