Në Mitrovicë zbulohet murali “Çast”, Haxhiu: E vërteta po gjen vend në muret e Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në Mitrovicë në ceremoninë e zbulimit të muralit “Çast”, ku vuri në pah rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo tha se ky mural i është kushtuar personave që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe se, përmes tij, e vërteta dhe historia e tyre po bëhen më të dukshme në hapësirën publike.

Të lidhura

None found

Sipas Haxhiut, kujtesa nuk duhet të kufizohet vetëm në sallat përkujtimore, por duhet të jetë e pranishme edhe në vende publike, afër shkollave, shtëpive dhe rrugëve ku qytetarët kalojnë çdo ditë.

Ajo u shpreh se “Çast” po lëviz nga një qytet në tjetrin, duke u kthyer në një rrugëtim të kujtesës. Pas Prishtinës, Therandës, Pejës dhe Mitrovicës, murali do të vendoset edhe në Drenas, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Prizren.

Haxhiu rikujtoi se krimet e luftës, përfshirë edhe dhunën seksuale gjatë luftës, nuk falen dhe nuk parashkruhen, ndërsa u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë të vazhdojnë angazhimin për hetimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre krimeve.

Ajo shtoi se, ndonëse një mural nuk mund të zëvendësojë drejtësinë dhe as të lehtësojë dhimbjen, ai shërben për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe për nderimin e të mbijetuarve, të cilët meritojnë respekt dhe mbështetje të vazhdueshme.


Shtuar 19.06.2026 19:40

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetultrabetGrandpashabetpadişahbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet