Odise Roshi do ta mbyllë më 30 qershor marrëveshjen me klubin turk Ankara Keciorengucu. Deri në këtë moment nuk raportohet për kontakte mes palëve për një rinovim, ndërsa 35-vjeçari është duke kaluar periudhën e pushimeve.
Në një moment kur merkatoja po afrohet, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shfaqur në Shkodër. Ka qenë vetë Roshi ai që ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga qyteti i Shkodrës.
Të lidhura
None found
“Raketa Kuqezi” duket se ka zgjedhur t’i kalojë në Shqipëri këto ditë pushimi. Pas datës 30 qershor, Roshi do të jetë i lirë në tregun e transferimeve.
