Bekim Qoku sulmon ashpër Bujar Osmanin: Në çastet më të vështira për Kosovën, mbajti pozicione që i shkonin për shtat Serbisë

Bekim Qoku, deputet i koalicionit VLEN, ka shpërthyer me kritika të forta ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke e fajësuar për qasje të njëanshme lidhur me situatat e krijuara në veri të Kosovës.

Përmes një postimi publik, Qoku e cilëson Osmanin si “kampioni i diplomacisë neutrale shqiptare”, duke pretenduar se në disa raste ai ka treguar më shumë vëmendje për interesat e Beogradit sesa për qëndrimet e Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai thekson se gjatë krizave në veri të Kosovës, Osmani ka përdorur vazhdimisht termin “shtensionim”. Qoku rikujton edhe deklaratën e bërë pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, kur Osmani kishte paralajmëruar se Maqedonia e Veriut mund ta rishikonte pjesëmarrjen në nismën e njohur si Open Balkan.

Deputeti i VLEN-it ngre kritika edhe për propozimin 9-pikësh të Osmanit për gjendjen në veri, duke vlerësuar se ai ishte në përputhje me kërkesat e Beogradit në një prej periudhave më të ndjeshme për Kosovën pas vitit 1999.

“Kur Kosova përballej me agresion, tensione dhe provokime të vazhdueshme, Bujar Osmani dilte me fjalorin e tij të preferuar diplomatik: shtensionim”, shkruan Qoku, duke e përmbyllur reagimin me sulme të forta ndaj ish-shefit të diplomacisë.

Ky reagim i Qokut vjen në kuadër të debateve të pandërprera politike për rolin dhe qëndrimet e ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë në raport me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. /INA/


Shtuar 19.06.2026 14:23

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet