Shpallen tre fituesit e parë javorë të lojës “Eksperti”

Loja shpërblyese “Eksperti” e Telegrafit ka startuar me interes të madh gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke mbledhur tashmë mbi 5000 përdorues që po vënë në provë njohuritë e tyre përmes parashikimit të rezultateve të ndeshjeve.

Pas katër ditëve të para të konkurrimit, janë bërë të ditur edhe emrat e fituesve javorë të javës së parë, të cilët siguruan më shumë pikë falë parashikimeve të tyre.

Të lidhura

None found

Vendin e parë e zuri “refliv”, me gjithsej 54 pikë, duke fituar çmimin kryesor të javës, një voucher prej 100 eurosh nga Neptun.

Po me 54 pikë, në pozitën e dytë u rendit “ermalmustafa”, i cili u shpërblye me një “Pako për Asistencë Rrugore” nga APR. Në vendin e tretë u klasifikua “shkemb”, me 48 pikë, dhe fitoi një SmartWatch Samsung FIT3.

Për marrjen e shpërblimeve dhe për informata shtesë, të tre fituesit tashmë janë kontaktuar nga redaksia e Telegrafit në adresën elektronike me të cilën janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”.

Gara vazhdon të mbetet e hapur edhe në javët në vijim, teksa mijëra pjesëmarrës vazhdojnë të konkurrojnë për çmime të vlefshme duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.

Fituesit e javës së parë janë përcaktuar nga pikët e mbledhura në periudhën prej 11 qershorit (e enjte), kur u luajt ndeshja e parë e Kampionatit Botëror 2026, deri më 14 qershor (e diel) në ora 23:59, interval që përbënte javën e parë të garës në “Eksperti”.

Ndërkohë, java e dytë ka nisur pas orës 00:01 të së hënës (15 qershor) dhe do të zgjasë deri në orën 23:49 të së dielës (21 qershor).

Gjatë gjithë kampionatit, pjesëmarrësit e “Ekspertit” do të synojnë të ngjiten sa më lart në renditje, ndërsa në përfundim të Botërorit 2026 më të mirët do të shpërblehen me çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.

Shënim: Nëse dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të njëjtë pikësh, renditja vendoset nga kriteret shtesë të sistemit. Përparësi u jepet lojtarëve që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Në rast se barazia mbetet edhe pas këtyre kritereve, përparësi ka lojtari që ka parashikuar i pari.


Shtuar 19.06.2026 11:48

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet