Gashi dhe Solstrom theksojnë angazhimin e Maqedonisë së Veriut për reformat në rrugën drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot në takim ambasadorin e Suedisë në vend, Ola Solstrom, me ç’rast u vlerësuan raportet shumë të mira dypalëshe dhe bashkëpunimi i afërt mes dy shteteve.

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë bisedës u rikonfirmua partneriteti i fortë në kuadër të NATO-s dhe të organizatave parlamentare ndërkombëtare, ndërsa u nënvizua edhe rëndësia e vijimit të dialogut dhe e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Të lidhura

None found

Në qendër të takimit, siç bëri të ditur Gashi, ishte rruga eurointegruese e vendit, reformat dhe hapësirat për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet North Macedonia-s dhe Suedisë.

“Biseduam për procesin eurointegrues, reformat dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Rikonfirmuam përkushtimin tonë për avancimin e dialogut dhe përmbushjen e reformave që e afrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeparlamentari.

Në këtë takim u fol edhe për zhvillimet aktuale në Kuvend, për rëndësinë e llogaridhënies para qytetarëve, si dhe për nismat e përbashkëta që kanë për synim promovimin e vlerave evropiane te të rinjtë.

Një pjesë e veçantë e takimit ishte edhe ftesa që ambasadori suedez i bëri Gashit për t’iu bashkuar ekipit “Team Sweden” gjatë Kampionatit Botëror.

“Një gjest i bukur miqësie që dëshmon afërsinë e marrëdhënieve tona dhe vlerat që ndajmë si partnerë dhe miq”, përfundoi Gashi.


meritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetbetyapjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibombetsmovejojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet giriş