Lionel Messi po vazhdon të marrë elozhe nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, pas mbrëmjes historike ndaj Algjerisë në Kupën e Botës 2026, ku shënoi het-trik dhe u ngjit në vendin e parë si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e këtij turneu.
Kësaj radhe reagimi erdhi nga legjenda braziliane Ronaldo Nazario, i cili anashkaloi rivalitetin e kahershëm mes Brazilit dhe Argjentinës për të vlerësuar arritjen e kapitenit të Argjentinës.
Të lidhura
None found
Në suksesin 3-0 të Argjentinës përballë Algjerisë, Messi hyri në histori duke shkuar në 16 gola në Kupat e Botës dhe duke lënë pas disa nga figurat më të mëdha që kanë luajtur ndonjëherë në këtë garë.
Ronaldo, që e njeh si pak kush peshën e skenës së Kupës së Botës dhe presionin që ajo mbart, tha se nuk e kishte habitur fakti që ishte pikërisht Messi ai që theu rekordin.
“Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe njeriu që e theu këtë rekord nuk befason askënd në botën e futbollit. Për më tepër, Argjentina është kampione në fuqi e këtij kompeticioni”.
“Sa herë që Messi zbret në fushë, gjithçka tjetër bëhet histori dhe elegancë”.
“Ka ardhur koha që bota të ndalojë së fshehuri dhe ta pranojë faktin se ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Ai vazhdon të performojë çdo sezon dhe në Kupën e Botës, por ende ka njerëz që dyshojnë tek ai”.
“Ishte një natë e paharrueshme dhe historike që do të mbetet përgjithmonë në librat e historisë”, shtoi Ronaldo.
Fjalët e brazilianit pritet të rihapin edhe një herë debatin e pandërprerë mbi lojtarin më të madh të të gjitha kohërave, sidomos pasi vijnë nga një prej figurave më të nderuara në historinë e futbollit.
Messi, që tashmë ka fituar gjithçka me Argjentinën, përfshirë Kupën e Botës dhe dy trofe të Copa America, vijon të shtojë episode të reja në karrierën e tij legjendare edhe në prag të 39-vjetorit.
