Mbi 2 miliardë denarë subvencione janë transferuar sot për 15.144 duhanprodhues, si mbështetje për prodhimin dhe shitjen e duhanit nga rekolta e vitit 2025.
Sipas zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, kjo është pagesa më e madhe e realizuar ndonjëherë për duhanin, çka sipas tij dëshmon edhe peshën që kjo kulturë bujqësore ka për mijëra familje në vend.
Të lidhura
None found
“Pas çdo kilogrami duhan qëndron shumë punë, sakrificë dhe përkushtim. Prandaj më gëzon që ky lajm po arrin sot te mijëra familje dhe se mundi i tyre po merr vlerësimin e merituar”, deklaroi Hoxha.
Ai nënvizoi se duhani vazhdon të jetë ndër kulturat bujqësore më të rëndësishme në vend, duke luajtur një rol të madh në ekonominë lokale dhe në sigurimin e të ardhurave për një numër të konsiderueshëm familjesh rurale.
Pagesa e realizuar sot përbën një mbështetje të drejtpërdrejtë për duhanprodhuesit, si dhe një tregues të qartë të vazhdimit të angazhimit institucional ndaj sektorit të bujqësisë.
