A po e zbeh Inteligjenca Artificiale mundësinë e punësimit për të diplomuarit e rinj?

Më 11 maj, Kevin Hassett, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se “nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani”. Por brezi amerikan i vitit 2026 duket se e përjeton ndryshe këtë realitet.

“Pamja është e errët”, shprehet një profesor që merret me tregun e punës për të diplomuarit. Në qendër të shqetësimit është vendosur Inteligjenca Artificiale. Në një ceremoni diplomimi në Florida, mjaftoi përmendja e saj që një folës të fishkëllehej. Sipas analizës sonë, ky reagim nuk është i pabazë: IA mund të jetë duke dëmtuar realisht perspektivat e punësimit për një pjesë të të diplomuarve.

Të lidhura

None found

Sot, një diplomë universitare nuk po ofron më të njëjtin mburojë ndaj papunësisë. Të diplomuarit e rinj kanë më shumë gjasa të mbeten pa punë sesa amerikani mesatar, ndërsa ky brez po e sheh të ardhmen me një pesimizëm të theksuar.

Më pak se 20% e tyre besojnë se momenti aktual është i favorshëm për të gjetur një punë të mirë. Ky është niveli më i ulët në më shumë se dhjetë vjet dhe dukshëm nën perceptimin e amerikanëve në përgjithësi, ku shifra kalon një të katërtën.

Në këtë tablo ka ndikuar edhe tkurrja e rekrutimeve në universitete. Në Handshake, platforma e kërkimit të punës për studentët universitarë, njoftimet për vende pune janë përgjysmuar në krahasim me kulmin e arritur në vitin 2022.

Dyshimet e shumëkujt drejtohen te IA. Mbi gjysma e punëdhënësve thonë se e kanë shqyrtuar mundësinë për të zëvendësuar me këtë teknologji punonjësit e nivelit fillestar.

I njëjti shqetësim reflektohet edhe te të rinjtë. Një sondazh i fundit i Institutit të Politikës në Shkollën Kennedy të Universitetit të Harvardit tregoi se më shumë se gjysma e të rinjve amerikanë e konsiderojnë IA-në si një kërcënim për mundësitë e tyre në tregun e punës.

Megjithatë, ekonomistët nuk kanë një qëndrim të unifikuar. Një studim i Erik Brynjolfsson nga Universiteti Stanford dhe bashkëautorëve të tij, i publikuar në vitin 2025, shqyrtoi punësimin e të rinjve në profesione me ekspozim të lartë ndaj IA-së, si zhvillimi i softuerëve. Sipas autorëve, punësimi në këto fusha kishte rënë me 16% krahasuar me sektorët më pak të ekspozuar.

Nga ana tjetër, një studim i publikuar këtë vit nga Zanna Iscenko dhe Fabien Curto Millet, dy ekonomistë në Google, vë në dyshim idenë se IA po zëvendëson veçanërisht të rinjtë.

Sipas tyre, rënia e njoftimeve për vende pune në profesionet e ekspozuara ndaj IA-së ka qenë po aq e fortë si për punonjësit me përvojë, ashtu edhe për ata të rinj. Ata nënvizojnë gjithashtu se kjo prirje kishte nisur përpara se ChatGPT të prezantohej në fund të vitit 2022.

Në të njëjtën linjë shkon edhe një tjetër studim, i Morgan Frank nga Universiteti i Pittsburgh dhe kolegëve të tij. Ai zbulon se treguesit e tregut të punës janë përkeqësuar për punonjësit e ekspozuar ndaj IA-së, por se kjo lëvizje kishte filluar gjithashtu përpara daljes së ChatGPT.

The Economist zhvilloi analizën e vet duke u mbështetur në një burim të dhënash të përdorur pak deri tani: sondazhet dhjetëvjeçare për të diplomuarit e rinj, të realizuara nga Shoqata Kombëtare e Kolegjeve dhe Punëdhënësve.

Çdo vit, universitetet amerikane u kërkojnë ish-studentëve të sapodiplomuar të raportojnë nëse janë të punësuar, të papunë apo të angazhuar në studime pasuniversitare. Mbi bazën e këtyre përgjigjeve, ne krahasuam rezultatet në tregun e punës për degë me nivele të ndryshme ekspozimi ndaj IA-së, para dhe pas shfaqjes së modeleve të mëdha gjuhësore.

Rezultatet treguan se të diplomuarit në fushat më të ekspozuara ndaj IA-së kanë pasur përkeqësim dukshëm më të madh. Midis viteve 2022 dhe 2024, në grupin me ekspozimin më të ulët, ku përfshihen degë si arsimi, filozofia dhe inxhinieria civile, norma mesatare e punësimit me kohë të plotë ra vetëm me 1.5 pikë përqindjeje.

Në krahun tjetër, të diplomuarit në grupin më të ekspozuar, si shkencat kompjuterike, inxhinieria kompjuterike dhe shkenca e informacionit, regjistruan një rënie prej 6.6 pikësh përqindjeje.

Këto të dhëna u përditësuan më tej për fushat më të ekspozuara, duke përdorur informacion nga 13 universitete. Analiza tregoi se e njëjta prirje vazhdoi edhe te brezi i vitit 2025.

Brenda tre vitesh, norma e punësimit me kohë të plotë zbriti nga afro 70% në 55%, pra në tre vitet që pasuan prezantimin e ChatGPT në vitin 2022. Para kësaj faze, niveli kishte mbetur i qëndrueshëm.

Përballë këtij realiteti, studentët po rishikojnë zgjedhjet e tyre. Të dhënat e National Student Clearinghouse, një grup kërkimor, tregojnë se në vitin 2025 regjistrimet universitare në shkencat kompjuterike ranë me 11%.

Edhe më e fortë ishte rënia në programimin kompjuterik, një degë e përqendruar te aftësitë praktike të kodimit dhe jo te teoria, ku regjistrimet shënuan një tkurrje prej 26%.

Po ndryshon edhe vetë natyra e punës që kryejnë të diplomuarit në shkencat kompjuterike. Ata po shpenzojnë më pak kohë me shkrimin e kodit dhe më shumë me projektimin dhe organizimin e sistemeve softuerike në një nivel më të lartë.

Lana Yarosh, drejtuese e studimeve universitare në shkencat kompjuterike në Universitetin e Minesotës, thotë se i kupton shqetësimet e studentëve. “Është gjithmonë e vështirë kur gjërat ndryshojnë. Por shkencat kompjuterike janë një fushë ku gjithçka ndryshon gjatë gjithë kohës.”/ Monitor – The Economist.


Shtuar 16.06.2026 00:49

MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetjojobet girişgrandpashabet giriş