Karim Loukili nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit. Sulmuesi ka bërë publik vendimin e tij vetëm pak minuta më parë, teksa përmes një postimi u ka drejtuar një mesazh tifozëve verdheblu.
“Të dashur tifozë të Elbasanit. Kohës time këtu i ka ardhur fundi. Dua t’i falenderoj të gjithë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për dashurinë që keni treguar për mua përgjatë qëndrimit tim në klub. Ka qenë një nder i madh për mua të vishja këtë fanellë dhe të përfaqësoja Elbasanin. Do t’u jem gjithmonë mirënjohës për kujtimet dhe pasionin. Faleminderit”, shkruan anësori.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij sezoni në Superiore, 29-vjeçari regjistroi 38 ndeshje në total mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke realizuar 4 gola dhe 9 asiste. Loukili iu bashkua nënkampionëve sezonin e kaluar si lojtar i lirë, pasi kishte mbyllur eksperiencën e fundit me holandezët e TOP Oss.
