Protestat masive kundër qeverisë/ Fatos Lubonja: Edi Rama ka djegur disa breza, të rinjtë kërkojnë të respektohen dhe t’u dëgjohet fjala

Në një intervistë për News24, analisti Fatos Lubonja, komentoi protestat masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur prej ditësh sheshin kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ai theksoi se brezi i ri theu “tabunë” e mosngritjes në protestë dhe tanimë po dalin në rrugë duke kërkuar të drejtat e tyre.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama, ka “djegur” disa breza, duke përmendur disa forma si korruptimi apo largimi jashtë vendit.

Ai tha se të rinjtë kërkojnë që të respektohet dhe t’u dëgjohet fjala, por sipas tij, kjo gjë po tentohet të minimizohet dhe shtypet.

“Mendoj se është një politizim i një shtrese që janë të rinjtë, i bukur do të thosha, që lind nga nevoja që një brez prit dhe thotë se jam edhe unë këtu. Edhe ne kur ishim ne donim të thonim se jemi këtu. Brezin tim e shkatërroi Enver Hoxha. Kështu ka bërë Rama, ka djegur disa breza. Brezin e Erion Veliajt se djegia bëhet në shumë forma, si blerja.

Brezi Mjaft që doli kundër komunistëve të vjetër. E futi atë brez dhe e korruptoi, edhe nxjerrja jashtë vendit është djegie. Protesta e studentëve ishte një brez që tani janë rritur. I ke në shesh një pjesë të tyre. Jemi përsëri një brez i ri që në vend që të respektohet, që t’i dëgjohet fjala, që kanë kërkesa të arsyeshme.

Në vend të kësaj tentohet të denigrohet, shahet, minimizohet dhe shtypet. Jemi në lojë nëse do të shtypet apo do të rezistojë”, tha Lubonja.


Shtuar 10.06.2026 15:52

jojobetcasibomjojobetcasibombetsmoveMadridbetMadridbetbetcio güncelbetpark girişjojobetcasibommatbetJojobetmatbetgrandpashabetgrandpashabet belge numarasıgrandpashabet belge numarasıgrandpashabetgrandpashabetcasibomJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişjojobetJojobetcasibomjojobetPoliwinGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibom Güncel Girişgrandpashabetjojobet girişcasibom