Zhdukja e e 35-vjeçarit Eglant Koçit në Tiranë, vijon të jetë e rrethuar nga misteri. I riu rezulton i humbur prej datës 4 qershor dhe për fatin e tij ende nuk dihet gjë konkrete. Familjarët e tij kërkuan ndihmën e policisë, pasi ai nuk iu përgjigj thirrjeve në telefon.
Prokuroria e Tiranës nisi një hetim lidhur me këtë rast, teksa ka dyshime për rrëmbim personi. Sot është arrestuar një person, Enea Zyferi, i cili dyshohet nga hetimet se ka përkrahur autorin e krimit në rrëmbimin e Koçit, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.
Të lidhura
Motori i Eglant Koçit me të cilin udhëtonte deri para se të humbte gjurmët, u gjet dy ditë më vonë te rruga 5 maji në Tiranë.
Eglant Koçi, ishte postieri që shkonte në pikat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me para cash.

