Kërkoi zëvëndësimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën, ish-ministri i Shëndetësisë mbetet në burg

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe e ka lënë në burg. Gjatë seancës së mbajtur në Apelin e GJKKO-së, në kuadër të dosjes SASPAC, Beqaj ka paraqitur kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ish-ministri i Shëndetësisë i kërkoi trupit gjykues gjatë zhvillimit të seancës, që t’i mundësohej komunikimi me avokatin e tij pranë kafazit të sigurisë. Por, gjyqtarja Miliana Muça vendosi rrëzimin e kërkesës së tij.

Të lidhura

None found

Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC

Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.


Shtuar 8.06.2026 16:28

jojobetcasibomjojobetcasibomultrabetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibommatbet girişJojobetmatbetdeneme bonusugrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvardeneme bonusu veren siteler 2026Casibom GirişcasibomCasibomcasibomgrandpashabetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş