Vjosa Osmani: LVV-ja nuk ka më asnjë arsye të më refuzojë për presidente

Në një konferencë për media, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye ta refuzojë kandidaturën e saj për një mandat tjetër në postin e presidentes së Kosovës.

Krah kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Osmani tha se rezultati i zgjedhjeve është vetëm hapi i parë drejt ringritjes së partisë.

Të lidhura

None found

“Na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë. E më shumë punë në terren dhe afër qytetarëve besoj se LDK-ja do të vazhdojë të ringritet në muajt dhe vitet në vijim”, tha Osmani.

Gjithashtu, ajo shtoi se procesi i rikthimit të LDK-së sapo ka nisur.

“Koha e ringritjes vetëm ka filluar. S’ka asgjë që e ndal”, u shpreh Osmani.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, LDK-ja ka ruajtur bazën e saj elektorale dhe është rritur në përqindje për shkak të rënies së numrit total të votuesve, duke u renditur si forca e tretë politike me rreth 18 për qind të votave.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje po prin në nivel vendi me mbi 43 për qind të votave të numëruara.


Shtuar 8.06.2026 08:18

jojobetcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibombetnanoJojobetmatbetdeneme bonusugrandpashabet girişgrandpashabet girişkavbetgrandpashabetgrandpashabetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom GirişjojobetCasibomcasibomholiganbetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş