Sot dita e pestë e protestës qytetare kundër projektit në Zvërnec/ Rama të japë dorëheqjen, Shqipëria nuk shitet

Ditën e sotme në orën 18:00, zhvillohet protesta e pestë në kundërshtim të projektit të ndërtimit të resortit në zonën e mbrojtur në Zvërnec. Organizatorët duket se kanë menduar një strategji të ndryshme sot, ku ndryshe nga 4 ditët e para që kanë protestuar para Kryeministrisë, sot do të mblidhen para Kuvendit.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Të lidhura

None found

Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.

Në kor, protestuesit artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

 


Shtuar 4.06.2026 13:07

casibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetjojobetmatbetJojobetmatbetGrandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerjojobetjojobetJojobet girişMarsbahis GirişjojobetJojobetbetparkbetparkCasibom