Premtimet elektorale te Reali/ Riquelme “prezanton” Haaland, Perez luan “kartën” Mou

Sfidanti i presidentit aktual është gati të sjellë në skuadër edhe Rodrin. Florentino ka në duar kontratën e firmosur nga Special One. Të dielën zgjedhjet.

Nga njëra anë Haaland dhe Rodri. Nga ana tjetër Mourinho, Dumfries dhe Konate. Nuk është fantazi, por programi elektoral i dy kandidatëve për presidencën e Real Madrid: Enrique Riquelme dhe Florentino Perez.

Të lidhura

None found

Presidenti historik i “Los Blancos” është gati të kthejë Special One në “Santiago Bernabeu”, nuk është më një mister. Por lajmi do të bëhej zyrtar në rast se Perez do të konfirmohet president në zgjedhjet e 7 qershorit. Ai ka ka publikuar një video me Mourinho që vesh fanellën e Realit dhe thotë thjesht “Po”.

Dy goditjet e tjera të Perez do të jenë mbrojtësi Konate i Liverpool dhe anësori Dumfries nga Inter. Janë praktikisht dy marrëveshje të mbyllura, por më parë duhet kaluar pengesa Riquelme, i cili në intervistën e dhënë për “El Hormiguero” e ka ngritur nivelin e premtimeve.

Me dy goditje për fishekzjarre: Rodri dhe Haaland nga Manchester City, mesfushorin që ka fituar “Topin e Artë” dhe një nga sulmuesit më të mirë të planetit, gjithmonë një ëndërr e fshehur e Realit. Gjatë intervistës Riquelme ka treguar një fanellë të Realit me emrin Haaland dhe numrin 9 tashmë gati. “Ka një kaluzolë në kontratën e tij dhe dëshiron të vijë te Real Madrid”, – ka shpjeguar i sigurt Riquelme.

Premtime të firmosura edhe në një dokument nga kandidati që synon t’i japë fund mbretërisë së Perez: “Nëse nuk i mbaj këto premtime, kam firmosur këtë garanci, që më detyron të paguaj 100% të kuotave të 100.000 ortakëve të Real Madrid”.

Mes ideve të tjera të Riquelme janë zgjedhja e Raul Gonzalez në rolin e drejtorit sportiv dhe Fernando Hierros si drejtor i sektorit të të rinjve. Mourinho nuk do të ishte trajner në rast të zgjedhjes president të 37-vjeçarit që drejton Cox Energy. “Mourinho është një trajner i mirë, por nuk më pëlqen për projektin tonë. E kam në mendje një trajner”, – ka pohuar Riquelme, pa e zbuluar emrin.


Shtuar 4.06.2026 11:20

casibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetjojobetmatbetJojobetmatbetGrandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerjojobetjojobetJojobet girişMarsbahis GirişjojobetJojobetbetparkbetparkCasibom