Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës.
Gjithashtu, priten reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, në qarkun Kukës parashikohen reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
Të lidhura
None found
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të luhaten si më poshtë:
Në bregdet: nga 18°C deri në 28°C
Në zonat e ulëta: nga 17°C deri në 31°C
Në zonat malore: nga 11°C deri në 25°C
Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në bregdet dhe në zonat malore priten intervale me erë të fortë.
