Moldavia konsideron ribashkimin me Rumaninë, zv.kryeministri: Na ndihmon për BE

“Moldavia do të shqyrtojë ribashkimin me Rumaninë fqinje nëse rruga e saj drejt anëtarësimit në BE pengohet ose bllokohet”, tha Eugen Osmochescu, zëvendëskryeministri i vendit në një intervistë për Euractiv.

Kjo deklaratë vjen teksa Moldavia po kërkon hapjen e “grupit” të parë të negociatave për anëtyarësim, duke zbatuar përputhshmërinë me ligjin e BE-së dhe duke kërkuar të ruajë vrullin mes presionit në rritje rus.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Osmochescu këmbënguli se objektivi i Moldavisë mbetet nënshkrimi i një traktati pranimi në BE deri në fund të vitit 2028. Vetëm nëse ky proces nuk ka progres, liderët politikë do të marrin në konsideratë seriozisht alternativat.

Teksa i pyetur nëse Moldavia rrezikohet të pengohet nga lidhja e saj e anëtarësimit më atë të Ukrainës, Osmochescu theksoi se zgjerimi duhet të mbetet i bazuar në meritë, duke shtuar se vendi ka nevojë urgjente për përparim të prekshëm nga Brukseli.


Shtuar 2.06.2026 21:38

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetmarsbahismarsbahis girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşiholiganbetCasibom GirişJojobet GirişcasibomCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Girişnanohmtest