Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Lushnje, duke i marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima është identifikuar si Ernis Xhumari, i cili humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u përfshi në një aksident pranë rrethrrotullimit të Plasmasit.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka goditur bordurën e rrethrrotullimit.
Të lidhura
Si pasojë e përplasjes, automjeti është përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi.
Për shkak të forcës së madhe të përplasjes, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të dëmtuar.

