Në seancën e sotme plenare në Kuvend janë miratuar edhe përbërjet e Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Me 78 vota pro dhe 1 kundër, u miratua ky projektvendim, ku socialistët do të drejtojnë 7 nga 11 komisionet e përhershme parlamentare, ndërsa PD-ja do të ketë vetëm 4 poste drejtuese.
Ky vendim u miratua pa diskutime, ndërsa më pas seanca do të vijojë me diskutimet e deputetëve.
Të lidhura
None found
Komisioni për Ekonominë dhe Financat:
Milva Ikonomi kryetare, Erion Braçe zëvendëskryetar (PS), Eno Bozdo zëvendëskryetar (PD), Zamira Sina sekretare.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike:
Ulsi Manja kryetar, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi zëvendëskryetarë, Aurora Mara sekretare.
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen:
Bledar Çuçi kryetar, Olta Xhaçka dhe Klivis Balliu zëvendëskryetarë, Ilirjan Pendavinji sekretar.
Komisioni për Edukimin dhe Sportin:
Luciano Boçi kryetar, Evis Kushi dhe Hatixhe Konomi zëvendëskryetare.
Komisioni për Shëndetësinë:
Bardh Spahia kryetar, Eduart Shalsi zëvendëskryetar, Enerjeta Jaho sekretare.
Komisioni për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën:
Anila Denaj kryetare, Ceno Klosi dhe Blendi Himçi zëvendëskryetarë, Ilva Gjuzi sekretare.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik:
Jorida Tabaku kryetare, Iris Luarasi zëvendëskryetare, Ardit Bido sekretar.
Komisioni për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural:
Blendi Klosi kryetar, Fadil Nasufi dhe Xhelal Mziu zëvendëskryetarë, Samir Hasalla sekretar.
Komisioni për Kulturën dhe Diasporën:
Ina Zhupa kryetare, Erion Malaj zëvendëskryetar, Arkenc Balla sekretar.
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme:
Igli Hasani kryetar, Bora Muzhaqi dhe Albana Vokshi zëvendëskryetare.
Komisioni për Nismat Qytetare:
Fatmir Xhafaj kryetar, Ermal Elezaj dhe Ivi Kaso zëvendëskryetarë, Aulona Bylykbashi sekretare.
