Mijëra qytetarë u mblodhën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit në Zvërnec, si dhe shfuqizimin e një sërë nismash që, sipas tyre, cenojnë pronat e banorëve.
Gjatë protestës, një qytetare nga Rrjolli mori fjalën para të pranishmëve, duke akuzuar qeverinë se po favorizon oligarkët në dëm të pronarëve të këtyre pronave.
Të lidhura
None found
“Ne jemi mbledhur sot këtu për Zvërnecin, për Rrjollin dhe për të gjithë Shqipërinë. Unë jam nga Rrjolli dhe besoj se për katër muaj e keni parë të gjithë masakrën që na është bërë. Dhe kjo qeveri duhet t’i largojë oligarkët nga Rrjolli dhe nga Zvërneci”, deklaroi ajo.
Më tej, ajo kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari dhe ndalimin e projekteve që, sipas saj, po zhvillohen në interes të oligarkëve dhe në dëm të qytetarëve.
“Rama dhe ministri i Brendshëm duhet të kishin dhënë tashmë dorëheqjen. Me të gjithë këta qytetarë që ka poshtë zyrës së tij, ai duhet të kishte burrëri dhe të tërhiqej për ta lënë këtë vend ta zhvillojë rinia që është këtu. Nuk kemi nevojë për qeveri me oligarkë”, tha ajo, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos largohen nga protesta pa u plotësuar kërkesat e tyre.
“Ne nuk duhet të largohemi nga ky shesh pa u anuluar ligji i zonave të mbrojtura, Paketa e Maleve dhe ai i investitorit strategjik”, përfundoi ajo.
Protestuesja: Ne jemi mbledhur sot këtu për Zvërnecin, për Rrjollin dhe për të gjithë Shqipërinë. Unë jam nga Rrjolli dhe besoj se për katër muaj e keni parë të gjithë masakrën që na është bërë. Dhe kjo qeveri duhet t’i largojë oligarkët nga Rrjolli dhe nga Zvërneci. E kemi mbrojtur prej shekujsh tokën tonë dhe do ta bëjmë edhe sot.
Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, bashkë me të gjithë oligarkët që na tregojnë muskujt në tokat e gjyshërve tanë. Nuk na duhen as të fortët e Bashkim Ulajt, as të Shefqet Kastratit për të zhvilluar atë tokë. Shqipërinë nuk e mbrojnë grekët, sepse Shqipëria ka mjaft trima. Nuk jemi të grekut, sepse jemi shqiptarë.
Rama dhe ministri i Brendshëm duhet të kishin dhënë tashmë dorëheqjen. Me të gjithë këta qytetarë që ka poshtë zyrës së tij, ai duhet të kishte burrëri dhe të tërhiqej për ta lënë këtë vend ta zhvillojë rinia që është këtu. Nuk kemi nevojë për qeveri me oligarkë.
Ne nuk duhet të largohemi nga ky shesh pa u anuluar ligji i zonave të mbrojtura, Paketa e Maleve dhe ai i investitorit strategjik.
