Qytetarët kanë nisur protestën para kryeministrisë për projektin e Zvërnecit. Nga Ministria e Brendshme ku u mblodhën ditën e sotme, qytetarët me këngë labe në sfond, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Ata kanë kërkuar anulimin e projektit për Zvërnecin si dhe dorëheqjen e Ramës si kryeministër.
Të lidhura
None found
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua.
