Balla ironizon Berishën: Urime për zgjedhjen në krye të PD-së! Nuk dihej kush do të fitonte, ishte garë e fortë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, duke e uruar për zgjedhjen në krye të PD-së. Gjatë fjalës së tij në foltore, balla u shpreh me ironi se ajo ishte një garë shumë e fortë dhe nuk dihej se kush do të fitonte. Balla foli edhe për investimin që pritet të bëhet në Zvërnec. Sipas Ballës ky investimi është historik dhe më i madhi që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

“Natën e mirë. Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifrat dhe fakte. Në parantezës nuk mund të mos e vlerësoj faktin e qëndrimit për investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë, për të cilin do të flas pak më poshtë, pasi të kem sqaruar publikun. U tha këtu që investimet e huaja kanë rënë. Tani, Investimet e Huaja Direkte, në vitin 2012, që mbahet viti i fundit i plotë i juaj, z.Sali, ishin 666 milionë euro. Në vitin 2025, se 2026 është më pak se në gjysmën e vetë, shifra e investimeve të huaja direkte shkon 1.64 miliardë euro.

Të lidhura

None found

Tani me matematikën e Lulit mund të jetë 1.64 miliardë më e madhe se 666 milionë. Por me matematikën normale, 666 te 1.64 hyn të paktën 2.5 herë. Investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë. Zotëria, urime për zgjedhjen në krye të PD-së, se nuk dinte kush do të fitonte, por pas kësaj gare kaq të fortë, të luftuar deri në fund, fitoi z.Sali. sa i përket prodhimit të brendshëm bruto, 2012 ishte diku poshtë 10 miliardëshit, ndërkohë në 2025 e kemi kaluar 27 miliardë euro,. Pra e kemi trefishuar ekonominë e Shqipërisë në një kohë kaq të shkurtër,” tha Balla.


Shtuar 1.06.2026 18:13

Tags: ,
ganobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahisimajbet girişJojobetganobetgalabetjojobetjojobetkavbetJojobetCasibomkavbetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomCasibom GirişJojobet GirişJojobet Girişcasibom