Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Këtë të shtunë, Bordi i Transparencës, është mbledhur, ku ka vendosur kufijtë e rinj të çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë për nënproduktet e naftës në vend.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i gazoilit i standardit SSH EN 590 është caktuar në jo më shumë se 185 lekë për litër në shitje me pakicë, ndërsa në shumicë jo më shumë se 173 lekë për litër.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, benzina e standardit SSH EN është përcaktuar me një tavan prej 173 lekësh për litër në shitje me pakicë dhe 161 lekë për litër në shumicë.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në orën 13:00 të së njëjtës ditë dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku priten ndryshime të mundshme në varësi të tregut.

Autoritetet kanë paralajmëruar të gjithë operatorët e tregut të karburanteve për zbatimin strikt të vendimit, duke theksuar se çdo shkelje do të shoqërohet me masa ndëshkimore, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Bordi i Transparencës në datë 30 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit. Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 90 lekë.


ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetMadridbetMadridbetcasibom girişmadridbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetmatbetMarsbahis GüncelJojobetCasibomkavbetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişholiganbetCasibom Giriş