Disa orë pas incidentit që ka rritur tensionet midis vendit të tij dhe NATO-s, presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia është gati të kryejë një hetim objektiv për dronin që u rrëzua në Rumani.
I pyetur nga TASS në lidhje me incidentin, presidenti rus tha se nëse ata dorëzojnë dronin, “ne do të kryejmë një hetim objektiv dhe vetëm atëherë do të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur”. Ai madje ihodhi poshtë, në stilin e tij të zakonshëm ironik, akuzat e evropianëve se ishte një dron rus.
Të lidhura
None found
“Kush thotë se është një dron rus? Shumë. Shumë do të thotë kushdo. Kush saktësisht? Emra. Ursula von der Leyen. Epo, ajo nuk shkoi në Rumani, nuk kreu një hetim. Ajo nuk shqyrtoi rrënojat e dronit.”, tha Putin.
Ai tha gjithashtu se dronët ukrainas kishin fluturuar më parë mbi Finlandën, Poloninë dhe shtetet baltike, ku reagimi i parë ishte gjithashtu: “Ndihmë, rusët po vijnë”.
Sipas Putinit, më vonë doli në raste të tilla se dronët “nuk kishin të bënin fare me avionët rusë”.
