“Ditën akuzonin Nanon, natën furnizonin Millosheviçin”, Rama akuza PD: Edhe pse u kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve, përsëri duan ta shkatërrojnë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës (29 maj) nga ku foli për historikun politik dhe kalvarin që socialistët kaluan përballë kundërshtarit të tyre që e cilësoi brutal dhe gjakatar, duke sjellë në vëmendje disa nga precedentët, si 26 maji 1996.

Rama shënjestroi PD-në dhe liderin e saj Sali Berisha se gjithmonë kanë dashur të shkatërojnë Shqipërinë dhe të dëmtojnë kundërshtarin e tyre, teksa natën bashkëpunonin me makinerinë ushtarake të Sllobodan Millosheviçit, duke furnizuar ushtrinë e Beogradit me naftë për të sulmuar Kosovën.

Të lidhura

None found

Madje nuk kursyen as liderin historik të PS, sipas tij, Fatos Nanon, njeriun që u burgos politikisht nga Berisha, por që kurrë nuk u hakmor politikisht kur erdhi në pushtet. Dhe kjo sipas Ramës, është një ndryshim i madh filozofik mes dy forcave politike, njëra e tolerancës dhe tjetra e shkatërrimit.

“PS është e vetmja parti dhe forcë politike që ka marrëdhënie të kristalte me interesin kombëtar. Dhe ajo që është kulmore është fakti kur PS dhe lideri i saj Fatos Nano akuzoheshin e bombardoheshin me radhë se ishin të lidhur me Beogradin. Dhe ata që e akuzonin ishin ata që i shisnin naftë Sllovedan Milloshevicit për të furnizuar makinerinë e pastrimit etnik. Thyen embargon e naftës së Beogradit. Kurse PS dhe Fatos Nano ishin ata që nuk lanë asgjë pa bërë për të mbështetur ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe Kosovën. PS ka pasur raport të kthjellët me të shkuarën. Ndryshe nga ata që u paraqitën si forca e të ardhjes dhe e kthyen Shqipërinë përmbys, duke sjellë rrëmujë, sherr dhe deri në konflikt të armatosur e shkatërrim, PS diti shumë mirë që të ndahej nga diktatura shumë qartë por asnjëherë duke mos e mjergulluar vështrimin mbi luftën Nacional-Çlirimtare dhe në çlirimin e Shqipërisë”, tha ai mes të tjerash në fjalën e tij.

Kreu i mazhorancës para mbështetësve kujtoi edhe misionin e PS-së për ndërtimin e vendit nga ai shkatërrim që lanë kundërshtarët, duke e çuar drejt integrimit evropian.

Rama kujtoi edhe kohën kur opozita e asaj kohe nuk kishte mundësi të shprehej në median shtetërore të zaptuar nga pushteti i asaj kohe, që rrëmbente gazetarët dhe digjte gazetat.

“Dhe shëmbëlltyra e saj me Bashkimin Evropian por jo e lidhur vetëm me të, por edhe qasja e PS me shoqërinë dhe botën, është pikërisht kjo marrëdhënie e saj me botën dhe shoqërinë, në respektimin e lirisë dhe të drejtave të të tjerëve. Ata që përfaqësonin opozitën në atë kohë u përballën me dhunë, brutalitet, vjedhje masive të votave, u përballën me rrezik të drejtpërdrejtë me jetën, nuk imagjinohet sot, por PS mbijetoi në errësirë kur kishte vetëm një ekran televizori dhe në atë ekran ishte vetëm RTSH, ku PS mund të shfaqej nëpërmjet përfaqësuesve të vetë në shumë pak sekonda ku edhe në ato pak sekonda mbulohej nga komenti denigrues i RTSH-së. Dhe opozita e asaj kohe e shoqëria kishte vetëm një tribunë, gazetën Koha Jonë dhe ata që krenohen si sjellësit e demokracisë e bënë shkrumb e hi dhe duke i marrë gazetarët që ishin atje brenda e duke i çuar në Polici. Kurse PS nuk është shfaqur kurrë e tillë ndaj kundërshtarëve të vetë. Madje PS është kritikuar nga vetë lidershipi apo militantët se është shumë tolerante edhe në momente kur kanë qenë momente poshtërimi nga e para”, vijoi ai.

Ai tha se socialistët ndër vite janë përballur me dhunën e kundërshtarit politik, madje edhe ditët e sotme kur sipas tij “ata i kanë pantallonat në fund të këmbëve”, por vijojnë të sulmojnë institucionet dhe qytetet.

Por Rama nënvizoi se PS nuk është hakmarrëse për ato që ka kaluar dhe nuk do të jetë.

“Kur socialistët e shkelur me këmbë panë se si shkelësit me këmbë kaluan pa u ndëshkuar edhe sot e kësaj dite. PS nuk kërkoi revansh, por kërkoi shtet të së drejtës, PS doli nga një opozitë ku kthimi i saj në krye të vendit u bë në të njëjtën ditë me daljen e liderit të saj nga burgu, ku u mbajt padrejtësisht dhe u fut politikisht. Por në asnjë moment nuk la të kuptohej ai vetë dhe partia qëllimin duke futur në burg burgosësin e vetë, por përkundrazi nisi një rrugë të vështirë duke krijuar kushtet që burgosjet politike të mos përsëriteshin dhe nëse do kishte drejtësi, atë drejtësi ta bënte pikërisht drejtësia. Kjo e bën PS natyrshëm forcë europianizuese të këtij vendi. PS e karakterizon dhe e ka karakterizuar prirja për të ndërtuar, por ka qenë e përballur me forcën e shkatërrimit. Forcën që edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve, prapë kërkon të shkatërrojë fasadën e kryeministrisë apo kazanët e plehrave”, akuzoi Rama.

Dhe më tej vijoi duke bërë krahasimin mes dy forcave politike:

“PS e karakterizon fryma e tolerancës dhe njerëzillëkut, tani s’i ka më përballë por i ka mbrapa, por ata kanë qenë përfaqësim i përçarjes dhe urrejtes, i atyre këtej dhe andej, në komunist dhe diktaturë, një përçarje që u shtri edhe në fshatin më të largët, ku komshiu zihej me komshiun për partinë, kur nuk kishin as gjërat elementare. Ziheshin dibranët këtu që u duhej 5 orë për të shkuar në Tiranë e për çfarë, për PD e për PS dhe përsëri sot duan të shkatërrojnë. Me shpirtin katran, me libër shtëpie, ndaç në qendër dhe ndaç në periferi, këtu të mëdhenjtë dhe atje të vegjlit, ku sherrin e bënin me libër shpie. Por ama nga ana tjetër nuk do gjejë te PS të përgjigjet me libër shpie”.


Shtuar 29.05.2026 18:26

Tags: ,
ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibommatbetJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetmatbetMarsbahis GüncelJojobetCasibomkavbetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişbetsmoveCasibom Girişdeneme bonusu