Kryeministri i Edi Rama ka prezantuar krijimin e kompanisë “Albanian Digital Solution” (ADS), një nismë e re e qeverisë në fushën e teknologjisë dhe transformimit digjital.
Në fjalën e tij, Rama e përshkroi këtë si një qasje të re të shtetit në ekonomi, duke theksuar rolin e sektorit publik në zhvillimin e projekteve strategjike dhe përdorimin më efikas të pasurive publike.
Të lidhura
None found
Ai tha se qeveria po synon një fazë të re ku pronat dhe asetet shtetërore nuk jepen “për hiçasgjë”, por përdoren në mënyrë të strukturuar për zhvillim ekonomik.
Lajmin mbi “faljen e Zvërnecit” që po qarkullon në rrjet, Rama u shpreh se shteti nuk po fal asgjë, pasi ajo pronë provate.
“Një qasje e re e qeverisë, e kalimit të Shqipërisë në një fazë të re . qeveria e ka parë të udhës për ti dhënë më tepër theks forcave që mund të verë në terrenin e ekonomisë sektori publik. Koorporata Shqiptare e Investimeve flet qartësisht përparësinë e kësaj qasjeje. Ka krijuar një portofol me një kapacitet me gjysëm mld euro që do shkojnë në interes të shtetit shqiptar, duke bërë që pronat publike duke i dhënë në shërbim të zhvillimit. Jo më kudo dhe kurdo të dhënies së pronës publike për hiçasgjë në emër të zhvillimit.
Më vjen të them diçka mbi këtë zhurmën e një lajmi të rremë me demek që shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private dembabadem. Dhe investitorët e përfshirë në atë proces janë tetej serioz të cilën atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti po ka pasuri në anën tjetër të projektit ishullin e Sazanit, ende sot nuk kam mbaruar negociatat pasi KSHI është pjesë e investimeve. Shteti do jetë aty. Toka e ishullit aty e shtetit shqiptarë”, tha ai.
