EMRAT/ Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, identifikohen dy shqiptarët

Policia greke, ka arrestuar tre persona pas një ndjekjeje në rrugët e Athinës, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Sipas autoriteteve, dy nga të arrestuarit janë shtetas shqiptarë Jerasimo Korkuti, 31 vjeç dhe Adi Beqiri, 27 vjeç, si dhe një shtetas grek.

Një person i katërt ka arritur t’i shmanget prangosjes dhe është ende në arrati.

Të lidhura

None found

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30, kur një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi me armë zjarri pronarin e biznesit, me origjinë pakistaneze. Viktima u plagos në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Pas sulmit, autorët u larguan me një automjet tip BMW ngjyrë gri, ku ndodheshin katër persona. Gjatë arratisjes, ata kryen manovra të rrezikshme dhe u përplasën me disa automjete.

Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u ndal në rrugën “Tsounta”, në bulevardin “Kifissou”, në drejtim të Lamias. Aty, makina u përplas me disa mjete të tjera.

Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi tre persona, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e të katërtit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 28.05.2026 08:52

jojobetjojobetjojobetjojobetgalabetMadridbetMadridbetcasibomjojobet girişJojobetgalabetjojobetjojobetromabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibommatbet