Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kënallës, në Shëngjin.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Audi”, me drejtues Alert Lleshin, dhe një tjetër automjet, i drejtuar nga Arben Lazri, në të cilin udhëtonte edhe mbesa e tij, Marsela Pjetri.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, të tre personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
