Salianji njofton takim me demokratët në Tiranë: PD është më e madhe se çdo individ, ka ende energjinë për të sjellë rotacionin që ka nevojë Shqipëria

Në mesin e përplasjes publike me Sali Berishën, ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka njoftuar takimin e radhës në kuadër të lëvizjes së tij me strukturat demokrate. Këtë herë, ish ligjvënësi do të ndalet në Tiranë, të premten më 29 maj, ndërsa fton demokratët që t’i bashkohen.

Në një postim, Salianji thekson se ndryshimi për të cilin ka nevojë Shqipëria kalon nga ndryshimi që duhet të pësojë së pari Partia Demokratike, e cila, sipas tij, ka ende energjinë dhe frymëzimin për të bashkuar njerëzit, dhe sjellë rrotacionin që ka nevojë vendi.

Të lidhura

None found

Ai bën me dije se takimi do të mbahet të premten, më 29 maj, në orën 18:00 te Akademia e Arteve, sheshi Nënë Tereza.

“Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ. Ajo është pasuri e demokratëve dhe e të gjithë shqiptarëve të lirë, që prej 13 vitesh mbajnë mbi supe barrën e opozitës dhe shpresën për ndryshim.

PD ka ende brenda vetes energjinë, frymëzimin dhe fuqinë për të bashkuar njerëzit, për të hapur rrugë të reja dhe për të sjellë rotacionin që Shqipëria ka nevojë.

Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i Partisë Demokratike. I ftoj demokratët e Tiranës të na mbështesin e të bashkohen me ne në takimin e madh të së premtes.”, shkruan Salianji.

Një ditë më parë, Salianji doli në një deklaratë dhe akuzoi Sali Berishën për manipulim të procesit të zgjedhjes së kreut të PD-së, duke pretenduar se shifrat e pjesëmarrjes janë ‘fryrë’ artificialisht në disa degë.

Sipas ish deputetit, i cili s’u lejua që të kandidonte, në procesin që selia blu e cilësoi si referendum për shkak të faktit se vetëm Berisha ishte në garë, kanë marrë pjesë vetëm 5 mijë anëtarë dhe jo mbi 39 mijë.


Shtuar 27.05.2026 18:50

Tags: ,
meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetzirvebetMadridbet girişMadridbetcasibomsuperbet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetromabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibomkavbet