EMRI/ Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Tiranë

Pak para mesnate, një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Juxhin Hamajezi, rreth orës 23:55 është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Të lidhura

None found

Njoftimi:

“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.


Shtuar 27.05.2026 10:38

meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetzirvebetMadridbetMadridbetcasibombetine girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetlunabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibom