Rama vlerëson marrëveshjen mes PS dhe PD për integrimin europian: Privilegj për mua, shqiptarët nuk do kenë më nevojë për të kaluar kufijtë

I ndodhur në Bruksel ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, ku në mesin e diskutimeve është dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama ka folur për bashkëpunimin e arrirë mes socialistëve dhe demokratëve.

Marrëveshjen mes PS dhe PD për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Rama e vlerëson të paparë në të gjithë historinë e politikës botërore. Ndërsa shton se sa më shumë bashkëpunon, më shumë krijohet një distancim i qartë mes socialistëve dhe demokratëve.

Të lidhura

None found

“Nëse do të thosha atë që më vjen të them, edhe pse prej ditës që është mbyllur fushata kam refuzuar edhe me veten time që të hyj në komente lidhur me palën tjetër dhe sidomos me shishen, etiketën dhe vetë produktin që mban shishja e palës tjetër, atëherë do të thosha se nëse ky është bashkëpunim, është një bashkëpunim absolutisht i paparë në historinë e politikës botërore nga ana ime, sepse sa më shumë unë bashkëpunoj, aq më shume thellohet distanca mes PD dhe të ashtuquajturës opozitë, që është vërtet në një agoni të vajtueshme” tha Rama për Top Channel.

I pyetur më tej se ai ka qenë kreu i qeverisë shqiptare që nga momenti i negocimeve e deri në momentin e përmirësimit të integrimit europian të Shqipërisë, Rama nënvizoi se kjo është ëndrra e të gjithë qytetarëve e cila është shumë afër përmbushjes dhe për këtë ndihet i privilegjuar.

“Integrimi nuk është projekti im, është misioni historik i shqiptarëve dhe gjithë atyre që e kanë dëshiruar që Shqipëria t’i përkasë botës që dielli lind andej nga perëndon, kështu që unë e konsideroj fat dhe privilegj që më ra mua dhe PS në këtë fazë të historisë së vendit, barra dhe njëkohësisht edhe mundësia për ta çuar këtë proces drejt kurorëzimit.

Nuk do të lëmë gur pa luajtur që t’ia dalim, gjithmonë me besim dhe duke punuar me vetëdije se çdo hap që ne hedhim në këtë rrugë nuk është një hap për të ikur nga Shqipëria dhe për të shkuar në Bruksel, Berlin, Paris a Romë, por një hap që e hedhim për ta ndërtuar brenda 28 mijë kilometrash katrorë të Republikës sonë shtetin europian të shqiptarëve” shtoi më tej Rama.

Kujtojmë se në seancën parlamentare të zhvilluar më 14 maj, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë bërë bashkë si rrallë herë duke votuar me 114 vota pro dhe 1 abstenim projektrezolutën e përbashkët për integrimin në Bashkimin Europian.

Pjesë nga intervista:

Si e shihni këtë lëvizje të tyre dhe si ju përgjigjeni zërave se ju dhe Berisha jeni në marrëveshje?

Nëse do të thosha atë që më vjen të them, edhe pse prej ditës që është mbyllur fushata kam refuzuar edhe me veten time që të hyj në komente lidhur me palën tjetër dhe sidomos me shishen, etiketën dhe vetë produktin që mban shishja e palës tjetër, atëherë do të thosha se nëse ky është bashkëpunim, është një bashkëpunim absolutisht i paparë në historinë e politikës botërore nga ana ime, sepse sa më shumë unë bashkëpunoj, aq më shume thellohet distanca mes PD dhe të ashtuquajturës opozitë, që është vërtet në një agoni të vajtueshme.

Ju keni qenë kryeministri që ka negociuar hapjen dhe avancimin e procesit. A e konsideroni integrimin europian projektin tuaj më të rëndësishëm politik?

Integrimi nuk është projekti im, është misioni historik i shqiptarëve dhe gjithë atyre që e kanë dëshiruar që Shqipëria t’i përkasë botës që dielli lind andej nga perëndon, kështu që unë e konsideroj fat dhe privilegj që më ra mua dhe PS në këtë fazë të historisë së vendit, barra dhe njëkohësisht edhe mundësia për ta çuar këtë proces drejt kurorëzimit.

Nuk do të lëmë gur pa luajtur që t’ia dalim, gjithmonë me besim dhe duke punuar me vetëdije se çdo hap që ne hedhim në këtë rrugë nuk është një hap për të ikur nga Shqipëria dhe për të shkuar në Bruksel, Berlin, Paris a Romë, por një hap që e hedhim për ta ndërtuar brenda 28 mijë kilometrash katrorë të Republikës sonë shtetin europian të shqiptarëve.


Shtuar 26.05.2026 20:22

Tags: , ,
meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetcasibomlunabetholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet Giriş