Vetëm Zlatan Ibrahimoviç, nuk u largua nga pronari Xherri Kardinale te Milani. Ish-sulmuesi suedez është në prapaskenë të shkarkimeve që shkaktuan “tërmet” dje te kuqezinjtë.
Igli Tare, Masimiliano Alegri, Xhorxho Furlani dhe Xhefri Monkada, u larguan menjëherë dje pas deklaratës zyrtare të “RedBird”.
Të lidhura
None found
Prapaskenat e zbuluara së fundmi. tregojnë se disa shkarkime ishin përgatitur.
Për Taren ishte thënë prej ditësh, që do të bëhet i sakrifikuari i parë. Sa i përket trajnerit Alegri, rezulton që përplasja me Ibrën i kushtoi shtrenjtë.
Shkarkimet ishin përgatitur duke qenë se javën e kaluar u mbajt një takim sekret me Andoni Iraola. Trajneri i Bornmuth shfaqet aktualisht si alternative kryesore për të pasuar Alegrin.
