Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij në një konferencë kushtuar medias dhe sigurisë së gazetarëve, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka deklaruar se gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari, ndërsa theksoi se sfidat me të cilat përballen mediat sot janë të përbashkëta në të gjithë Europën dhe më gjerë.
Tarran u shpreh se liria e mediat duhet mbështetur, duke përmirësuar kuadrin ligjor dhe duke nxitur dialogun.
Të lidhura
None found
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë tha se komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv, ndërsa shtoi se zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe duhet të angazhohen.
“Më vjen mirë që shoh një grup pjesëmarrës këtu, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe vendimmarrës. Tema e kësaj konference është në kohën e duhur, gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. Hapësirat për publikun në Europë dhe kudo po marrim forma të reja. Ne shohim se sa të përbashkëta janë këto sfida. Rënia e besimit te institucionet, korrupsioni, janë pasoja që rëndojnë ndaj nesh. Përpjekjet tona duhet të koordinohen mbi baza demokratike. Duhet të mbështesim lirinë e medias, duke përmirësuar kuadrin ligjor, duke nxitur dialogun. Siguria sot nuk është çështje territoresh, por çështje hapësirash. Më lejoni që t’ju tërheq vëmendje te Shqipëria. Janë marrë masa për përmirësimin e punës për gazetarët. Pronësia e medias, transparenca, detyrimet, janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata të angazhohen. Nevojitet për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen ligjore. Gazetarët duhet të punojnë në kushtet më të larta dhe brenda etikës. Prezence e OSBE do të vazhdojë të punojë më shumë për forcimin e rolit të gazetarëve”, tha diplomati Tarran.
