Moti i keq me rrebeshe shiu/ Sërish probleme në Librazhd-Prrenjas, masivet e dheut përfundojnë në rrugë. Paralizohet trafiku (VIDEO)

Sërish probleme në aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas. Si pasojë e motit të keq, me rrebeshe shiu, ka pasur shembje masive dheu, që kanë përfunduar në rrugë.

Bëhet fjalë për masive dheu ku po punohet për Korridorin e VIII. Segmenti pranë zonës së Kthesave të Dragostunjës është i bllokuar, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dyja drejtimet e rrugës.

Të lidhura

None found

Dhjetëra drejtues mjetesh dhe familje që udhëtonin në këtë aks kanë mbetur të bllokuar për shkak të vështirësive në qarkullim, ndërsa situata vijon të mbetet problematike si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Drejtuesit presin normalizimin e situatës dhe ndërhyrjen për zhbllokimin e rrugës. Autoritetet e policisë rrugore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes dhe të shmangin, nëse është e mundur, qarkullimin në këtë aks deri në përmirësimin e motit dhe rikthimin e normalitetit në trafik.


Shtuar 16.05.2026 14:59

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş