Autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, pasi u kap në makinë me një shumë prej 70 mijë eurosh, ndërsa nga kontrolli në banesë, të riut shqiptar iu gjet një sasi kokaine dhe hashashi.
Sipas mediave italiane, makina e shqiptarit u ndalua për një kontroll rutinë, por nervozizmi i shoferit bëri që kontrolli të ishte më i detajuar.
Fillimisht policia nuk arriti të zbulonte asgjë në mjetin e shqiptarit, por ishte qeni antidrogë, i cili ndihmoi në zbulimin e sasisë së parave që ishin fshehur në kroskotin e mjetit.
Më pas policia vendosi që të zhvillonte kontrolle edhe në dy banesat e shqiptarit, ku edhe këtu qeni arriti të zbulonte një sasi prej 1 kg e 450 gr kokainë dhe 3 kg e 400 gram hashash, të cilat ishin fshehur në lavatriçen e shtëpisë, shkruan panorama.
Ndërkohë u gjetën edhe materiale për paketimin e drogës si dhe 23 mijë euro. Nëse droga do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e mbi 200 mijë eurove.
Shqiptari i arrestuar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.