Kurora me mijëra diamante/ Dalja madhështore e Mbretit Charles në Parlament

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla tërhoqën vëmendjen me një paraqitje madhështore gjatë ceremonisë së hapjes së Parlamentit britanik, e mbajtur në Londër më 13 maj. Çifti mbretëror u shfaq me kurora historike, duke rikthyer shkëlqimin tradicional të monarkisë britanike në një nga ceremonitë më të rëndësishme shtetërore të vitit.

Mbreti Charles mbante “Imperial State Crown”, një nga kurorat më ikonike të familjes mbretërore, të cilën e përdori edhe gjatë kurorëzimit të tij në vitin 2023. Kurora, e krijuar për kurorëzimin e Mbretit George VI në vitin 1937, është e zbukuruar me mijëra diamante, safirë, smeraldë, perla dhe rubinë.
Ndërkohë, Mbretëresha Camilla u shfaq me “Diamond Diadem”, e njohur edhe si “George IV State Diadem”, një aksesor historik që është përdorur ndër vite nga mbretëreshat britanike, përfshirë edhe Mbretëreshën Elizabeth II.

Çifti udhëtoi nga Pallati Buckingham drejt Parlamentit me një karrocë mbretërore tradicionale, ndërsa ceremonia u zhvillua me gjithë protokollin ceremonial që shënon nisjen zyrtare të vitit parlamentar në Britani.

Gjatë ceremonisë, Mbreti Charles mbajti edhe “King’s Speech”, fjalimin zyrtar të përgatitur nga qeveria britanike, ku prezantohen prioritetet politike dhe projektligjet për sesionin e ri parlamentar.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që Charles dhe Camilla ishin në Londër, Princesha Kate Middleton nisi një vizitë zyrtare në Itali, udhëtimi i saj i parë jashtë vendit pas periudhës së trajtimit ndaj kancerit.


Shtuar 13.05.2026 15:19

https://zoopalic.com/