Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit/ Përplasen dy automjete, raportohet për një viktimë

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur  në zonën e Gjiri i Lalëzit, në Durrës. Sipas informacioneve policore, dy automjete janë përplasur, ku si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar që ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër.

Të lidhura

None found

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë të dy drejtuesit e automjeteve, pasi dyshohet se po drejtonin mjetet në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

“Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 10.05.2026 10:33