Të moshuarës në Sarandë i vjedhin 3500 euro në banesë

3500 euro i janë vjedhur në banesë mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Finiq të Sarandës, 3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. /albeu.com/


Shtuar 21.02.2020 14:34