‘Këmbanë alarmi’ në Hormuz/ SHBA paralajmëron përgjigje “shkatërruese” ndaj çdo sulmi mbi anijet tregtare

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se nuk kërkojnë përshkallëzim të konfliktit me Iranin për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa armëpushimi mes dy vendeve mbetet në fuqi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj anijeve tregtare në këtë zonë do të marrë një përgjigje të fortë nga SHBA.
Sipas tij, Irani nuk duhet të bllokojë një rrugë ujore ndërkombëtare ku kalojnë mallra dhe energji për shumë vende.

Të lidhura

None found

Edhe shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë amerikane, Dan Caine, ka bërë të ditur se forcat amerikane janë të gatshme të rifillojnë operacione të mëdha ushtarake nëse jepet urdhër, por situata aktuale mbetet nën kontroll.

Hegseth: A*mëpushimi nuk ka përfunduar, por përplasjet me Iranin vazhdojnë në terren
Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar SHBA-në kundër çdo përshkallëzimi të mëtejshëm në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar praninë ushtarake amerikane në rajon si kërcënim për sigurinë e transportit detar.

Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane, gjatë përplasjeve të fundit janë goditur disa anije të vogla iraniane që dyshohej se kërcënonin anijet tregtare, ndërsa janë raportuar edhe sulme me raketa dhe dronë në rajon.


Shtuar 5.05.2026 16:19