Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen brenda të hënës.
Kjo deklaratë e Presidentit erdhi pas provave të publikuar ditën e djeshme nga Presidenca, ku citohej se Ministrja e Drejtesisë, Etilda Gjonaj dhe vartës të saj, në kundërshtim me ligjin kanë kryer shkelje te renda ligjore.
“Në këtë tentativë për grusht shteti bazuar në provat që u bënë publike dje rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejte Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që kushtetuta ia jep President.
Sipas kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në fletoren zyrtare por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.
Po mbushen 24 orë nga bërja publike e shkeljeve nga Ministria e Drejtësisë që përmes falsifikimeve ka konsumuar disa vepra penale. Për këto arsye dhe prova të tjera që po sigurohen brenda ditës së hënë do depozitoj kallëzimin penal për Etilda Gjonaj. Ajo e ka humbur besimin e presidenti dhe do mirëprisja brenda ditës së hënë dorëheqjen e saj dhe përballjen me ligjin si ish-ministre”, tha Meta.