Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, foli gjatë seancës së sotme plenare edhe për kushtet në të cilat ndodhet ish-presidenti Meta në paraburgim.
Deputeti Balliu u shpreh se ish-presidenti Ilir Meta jeton në një dhomë “2 me 2”, ku sipas tij çuditërish ishte e vetmja që nuk kishte as sinjal.
Të lidhura
None found
“Isha tani para se të vija këtu te paraburgimi ku pashë edhe ish-presidentin Ilir Metën. I pyeta: a keni bibliotekë këtu? Po më thanë. Kur shkova ta shihja ishte një sirtar me 15 libra, dhoma e boshatisur pa karrige, pa tavolinë. 1
5 libra quhej biblioteka. Pastaj kushtet e qelisë së Metës, dhoma 2 me 2. Ishte rastësisht e vetmja dhomë që nuk i punonte as sinjali. Disa protestues që janë sot në burg rrinë në kushte mizerabël. Nuk janë as burgje. Kemi pasur edhe 18-vjeçarë që janë futur në burg për 2 cigare hashash”, u shpreh Balliu.
